Na ndajnë edhe pak nga derbi Partizani-Tirana, që do të startojë në orën 19:00 në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Një ndeshje kjo që pritet të dhurojë spektakël, edhe për shkak të rivalitetit të madh.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i Partizanit ka njoftuar se 3 orë para ndeshjes, janë shitur plot 19.000 bileta. Një numër ky shumë i lartë, i cili pritet të rritet akoma edhe më shumë dhe stadium të jetë plot.
NJOFTIMI I PARTIZANIT
“Klubi njofton se vijon interesimi i jashtëzakonshëm për derbin Partizani – Tirana, i cili luhet sonte në “Air Albania Stadium” ora 19:00.
19.000 bileta është deri më tani numri i biletave të shitura deri tani. Nxitoni për biletat e fundit që të jeni pjesmarës në Derbin Historik”