MENU
klinika

Debutuesi kuqezi

Sulmuesi i Kombëtares gjen golin e parë në Zvicër

15.12.2019 - 17:56

Nuk mund të mungonte një gol shqiptar në kampionatet europiane. Atë e ka shënuar Taulant Seferi, që e bën “sefte” në Superligën zvicerane.

Futbollisti i përfaqësueses shqiptare ka gjetur rrjetën në ndeshjen që Xamax i tij luajti në transfertë përballë Sion. I aktivizuar titullar në këtë duel, si sulmues krahu, Seferi gjeti golin e barazimit në minutën e 52-të të sfidës.

Pas një aksioni të shpejtë ai arriti të dërgonte topin në rrjetë me një diagonale të fortë. Ky ishte goli i parë i tij me fanellën e Xamax në Superligë dhe i parë në total për të në elitën e futbollit zviceran, ku ka luajtur më parë edhe me Young Boys.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN