Pas zgjedhjes në krye të qeverisë, kryeministri grek Mitsotakis po synon të tërheq në vend investime te huaja duke kryer disa manovra ekonomike, një prej të cilave është ajo që njihet me emrin ‘Lehtësitë Fiskale për të Ardhurit’.
Ata që vendosin të transferojnë vendbanimin e tyre tatimor në territorin Grek – duke investuar të paktën gjysmë milioni euro në vend, do t’ju ofrohet një favor – për shumën 100 mijë euro nuk do të ketë asnjë tarifë tatimore.
“Njerëzit me pasuri të mëdha që duan të investojnë” – shpjegoi Zëvendës Ministri i Financave Theodoros Skilakakis – “tashmë kanë në Greqi favore fiskale. Ajo që na intereson ne janë individët e pasur që mund të investojnë në Greqi dhe mundësisht të jetojnë këtu.”
Qeveria greke ka një volum të madh projektesh që presin investime, nga të vogla e deri ato gjigande, nga sektori i pasurive të patundshme e deri te kompanitë e mëdha.
Programi ekonomik për “Të ardhurit”, për të cilën Qeveria Mitsotakis ka thënë hapur se është frymëzuar nga operacioni i ngjashëm i nisur nga Roma zyrtare në vitin 2017, është histori e vjetër për shumë vende europiane. Për momentin, ai tashmë është aktiv në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Maltë, Itali dhe Qipro, secila prej të cilave po përpiqet të tërheq individë që i përkasin asaj që kritikët e kanë quajtur “klasa e mesme e ultra të pasurve”.
Sipas komentuesve më kritikë, sidoqoftë, programet e këtij lloji rrezikojnë “prishjen e kontratës sociale” në Europë.
Taksa mbi të ardhurat është në të vërtetë burimi më i qëndrueshëm i të ardhurave publike në shtetet evropiane.
Por kur ato reduktohen, si në rastin e mësipërm, shërbimet publike siç janë shkollat, spitalet dhe infrastruktura ka të ngjarë të preken seriozisht.