MENU
klinika

Rritet emigracioni

Paratë nga emigrantët arrijnë nivelin më të lartë

11.12.2019 - 08:57

Të ardhurat nga emigrantët kanë qënë gjithmonë një nga zërat kryesorë në buxhetin e shtetit.

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në nivelin më të lartë të dekadës në 9 muajt e këtij viti.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e emigrantëve ishin 520 milionë euro për periudhën janar-shtator, duke shënuar një rritje prej 4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Vetëm në tremujorin e tretë, të ardhurat në formën e prurjeve valutore nga emigrantët shënuan 185 milionë euro. Kjo është periudha kur ka më shumë prurje, teksa emigrantët vijnë në shtëpi për pushimet e verës. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, remitancat ishin 170 milionë euro.

Paratë që emigrantët sjellin tek të afërmit e tyre filluar të binin ndjeshëm pas vitit 2008, duke reflektuar ciklin e emigracionit, sipas të cilit personat që u larguan pas viteve ’90 fillojnë e shkëpusin lidhte me vendin mëmë.

Ato arritën nivelin më të ulët në 2013-n, por më pas fillojnë një rritje tjetër e tyre, duke reflektuar dhe rigjallërimin e nivelit të emigracionit.

Nga viti 2014 rifillojë një valë ikjesh nga vendi, që u reflektua në rritjen e ndjeshme të kërkesave për azil, që kulmuan në 2015-n, me gati 68 mijë në vitin 2015. Më pas tendenca erdhi në ulje, por sërish mbeti e lart ënë krahasim me perudhën e para vitit 2013, sipas të dhënave që publikohen nga Eurostat.

Ndërsa në 9 mujorin e këtij viti është konstatuar një tjetër rritje e kërkesave për azil, me rreth 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një pjesë e tyre arrijnë të integrohen dhe më pas ndihmojnë familjet në Shqipëri.

Krahas azilantëve, po ikin dhe shumë profesionistë, kryesisht infermierë, mjekë, inxhinierë, IT, me Gjermaninë si destinacion i preferuar.

Ata që ikin nga kjo kategori kanë një punë të sigurt, me të ardhura relativisht të larta dhe janë potencial për të dërguar para në shtëpi./ Monitor

 

6.8 miliardë dollarë janë marrë në tregun e brendshëm

Borxhi 12 Mld Usd, Qeveria sytë nga shqiptarët

Raporti i Oxfam/ Skema të pasigurta, të paprovuara

BBC: Synimet zero neto ‘joreale’

Gjendja e Bankës së Shqipërisë dhe projeksionet

Sejko: Një ecuri e plogësht e tregut të punës

Nga Financial Times/ Mbi 16 trilionë dollarë

Aksionet globale të borxhit me rendiment negativ