“Të korrigjojmë gabimin e tetorit dhe në pranverë të 2020 të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
Kështu ka deklaruar Komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi.
Gjatë fjalës së tij Varhelyi tha se sot ka pasur një mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj dhe atë të Maqedonisë së Veriut.
“Kjo është hera ime e parë si komisioner për zgjeromini në BE që marr pjesë në Komisionin e Jashtëm. Patëm një mëngjes me ministrin e jashtëm shqiptar dhe atë të Maqedonisë së Veriut dhe patëm një debat inkurajues. Të ecin përpara dhe të korrigjojmë gabimin e tetorit dhe në pranverë të 2020 të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, pohoi komisioneri Varhelyi.