MENU
klinika

Xhaçka: Shpërndamë dhurata e dashuri për fëmijët

Tërmeti/ FA pranë shqiptarëve në ditë të vështira

30.12.2019 - 19:19

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të postimi në rrjetin social Facebook shkruan se Forcat e Armatosura janë ndodhur afër shqiptarëve në këto ditë të vështira.

Xhaçka tha se FA-të ka shpërndarë dhurata e shumë dashuri për fëmijët e prekur nga tërmeti.

Postimi i Olta Xhaçkës:

Forcat e Armatosura pranë komunitetit në ditë të mira e të vështira!

Efektivë të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes rikthyen buzëqeshjen në fytyrat e rreth 100 fëmijëve të prekur nga tërmeti në Manzë.

Me rastin e Vitit të Ri, shpërndanë dhurata dhe shumë dashuri për fëmijët e zonës.

FAsolidarAL