MENU
klinika

Pas shkarkimit të Shkëmbit

Teuta nuk humb kohë, zgjedh trajnerin e ri

15.12.2019 - 15:31

Nuk kanë kaluar as 24 orë dhe Teuta ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Pas shkarkimit të trajnerit Bledi Shkëmbi, durrsakët nuk kanë humbur kohë por kanë zyrtarizuar teknikun shkodran Edi Martini.

Ai menjëherë do të nisë nga puna te “Djemtë e Detit”. Ndërkaq, 44-vjeçari e njeh atmosferën te Teuta, teksa edhe para 10 viteve ka qenë në drejtimin e durrsakëve.

Si trajner Martini ka koleksionuar në sërë eksperiencash në krye të Luftëtarit, Laçit e Vllaznisë. Zyrtarizimin e Martinit në krye të stolit e ka njoftuar vetë klubi i Teutës nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edhe Teuta me Luftëtarin largojnë trajnerin

Shkarkohet Lerda, kush do ta drejtojë Partizanin?