Pavarësisht se si do të ndahen sektorët për derbin ndaj Partizanit, ultrasit bardheblu “Tirona Fanatics” kanë konfirmuar prezencën e tyre, duke u shprehur se do të shkojnë në stadium për spektaklin e radhës dhe për dezinfektimin e qytetit.
Partizani-Tirana pritet të dhurojë spektakël, për shkak të rivalitetit të madh mes skuadrave, por edhe tifozërive. Pikërisht këto të fundit i kanë dhënë gjithmonë një bukuri tjetër derbit, teksa me koreografitë dhe koret e tyre, kanë dhuruar spektakël.
POSTIMI I “TIRONA FANATICS”:
“Sot, vetëm 48 orë nga ndeshja, morrat dhe morrat e Digitalbit vendosin se ku do të luhet ndeshja, biletat dhe ndarjen e tribunave… Vetëm 48 orë nga starti lojës! Pavarësisht të gjithave, Ne do të jemi aty! Shkojmë fort për Tironën, edhe për emrin e saj ikone!
Shkojmë, bashkë për spektaklin e radhës dhe disinfektimin e qytetit… Grumbullimi dhe nisja e kortezhit (allinblack) nga qendra e Kryeqytetit, në orën 15:00…Prezenca e cilitdo është e rëndësishme. Të gjithë bashkë, All In Black! Detaje të tjera të organizimit do të dalin në vazhdim! OOO NGJYREN E KUQE…”