MENU
klinika

NBA

Turpërohen Lakers, shkëlqejnë Bucks-at

23.12.2019 - 11:31

Dy skuadrat e Los Angeles, Lakers dhe Clippers, kanë pësuar disfata në ndeshjet e tyre të radhës. Denver i jep një leksion të mirë ekipit të Lakers, duke fituar 128-104, sukses që ngjit skuadrën e Nuggets në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Mungesa e LeBron James u ndje shumë tek ekipi i Lakers, edhe pse Davis shkëlqeu, duke realizuar 32 pikë e 11 rebound. Për Denver diferencën e bënë lojtarët e stolit, teksa realizuan 50 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Millsap, autor i 21 pikëve.

Humbet edhe skuadra e Clippers, që u mund 118-112 nga Oklahoma, sdë e dominuar nga vendasit gjatë gjithë kohës.

Shai me 32 pikë dhe Schroder me 28 pikë ishin më të mirët në fushë për Oklahomën, ndërsa për Clippers u dallua Lou Williams me 22 pikë, por që mbetën për statistikë (Leonard nuk luajti).

Në Lindje, vazhdon të shkëlqejë skuadra e Milwaukee, që fitoi 117-89 ndaj Indiana dhe kryeson pa probleme renditjen. Antetokounmpo realizoi 18 pikë e 19 rebound.

Fitojnë edhe kampionët e Toronto, që triumfuan 110-107 ndaj Dallas, ndeshje me rivalitet dhe emocione në fundin e saj. Më i miri në fushë ishte Lowry me 32 pikë e 10 rebound.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN