MENU
klinika

Vdekja e kryekomisarit Hajdarmataj

Lirohet nga burgu drejtori i Kovalishencës

27.12.2019 - 13:26

Gjykata e shkallës së parë në Durrës liron nga burgu drejtorin e Kovalishencës, Ahmet Doda. Doda kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Në seancën e zhvilluar pak minuta më parë në gjykatë ishte i njëjti gjykatës, Paulin Cera, i cili zëvendësoi pranoi kërkesën e tij, duke bërë zëvendësimin e masës së sigurisë.

Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, u arrestua pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, ku në këtë shtëpi humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj, teksa një pjesë e saj u shemb dhe e zuri brenda.

Doda akuzohej si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.