Volejbollistja e kombëtares shqiptare Cindy Marina renditet në top 20-n e “Miss Universe”, organizuar në SHBA. E veshur edhe me ngjyrat kuqezi, bukuroshja shqiptare solli entuziazëm në sallë, ku pati edhe mbështetës të shumtë shqiptarë.
Marina tregoi diferencën mes volejbollit dhe botën e modelingut, por pranoi se e kanë ndihmuar atë për të qenë në formë, për të pasur linjat perfekte.
Cindy Marina jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ka lindur nga prindër shqiptarë. Cindy luan për Univestitetin e Kalifornisë Jugore, por ka patur përvojë edhe si modele.
21-vjeçarja pasi triumfoi në eventin e bukurisë “Miss Universe Albania 2019”, konkurroi mes 90 vajzave më të bukura të botës. Kujtojmë se në vitin 2018 Marina ishte e pjesë e përfaqësueses kuqezi të rrjetës, që arriti të fitonte medalje bronzi në Europa League.