MENU
klinika

Gara për OSCAR

“Zana” përjashtohet nga konkurrimi

18.12.2019 - 15:19

     Filmi prodhim kosovar, “Zana”, është eliminuar nga gara për nominimet në “Oscar”, si pjesë e kategorisë së filmit më të mirë të huaj. Akademia e Filmit në Amerikë, shpalli listat sipas disa kategorive, me filmat që mund të nominohen për çmimin “Oscar”.

Në këto lista është edhe kategoria për “Filmin më të mirë të huaj“, ku Kosova konkurronte me filmin me metrazh të gjatë, “Zana”.

Anëtarë të të gjitha degëve janë ftuar të marrin pjesë në raundin parapërfundimtar.

Për radhën e nominimeve, anëtarë të Akademisë nga të gjitha degët ftohen për të marrë pjesë dhe duhet t’i shohin të dhjetë filmat në listë për të dhënë votën e tyre përfundimtare.

Filmat në listën e ngushtë të nominimeve, janë:

Çekia: “The Painted Bird”

Estonia: “Truth and Justice”

Franca: “Les Misérables”

Hungaria: “Those Ëho Remained”

Maqedonia: “Honeyland”

Polonia: “Corpus Christi”

Rusia: “Beanpole”

Senegali: “Atlantics”

Koreja e Jugut: “Parasite”

Spanja: “Pain and Glory”

Nominimet për çmimet “Oscar” do të shpallen më 17 janar të vitit 2020.

“Zana” është një film Kosovar me regji dhe skenar nga Antoneta Kasatratit. Subjekti ka në qendër pasojat e luftës për një familje shqiptare në Kosovë.

Në rolet kryesore, mes të tjerëve, interpretojnë: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Irena Cahani dhe Vedat Bajrami.

“Zana” ishte ndër filmat më të shikuar në festivalet e filmit në Kosovë, ndërsa ka shënuar sukses, duke tërhequr vëmendjen në festivalet ndërkombëtare, ku ka qenë pjesëmarrës.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit