Në studimin e saj më të fundit, Zyra Federale e Statistikave në Zvicër krahason të gjitha vendet europiane në bazë të çmimeve të shportës, të shprehura në paritetin e fuqisë blerëse. Pjesë e këtij studimi është dhe vendi ynë.
Në bazë të këtij studimi, rezulton se, Shqipëria është vendi i tretë më i lirë në Europë, me çmimet më të shtrenjta vetëm se, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.
Çmimet në vendin tonë fiksohen në 46.5% të mesatares së të 28 vendeve të Bashkimit Europian. Të dhënat e zyrës federale të statistikave në Zvicër i referohen vitit 2018 ndërkohë që të dhënat janë të Eurostat.
Në bazë të këtyre të dhënave rezulton se, vendi më i shtrenjtë në Europë duket të jetë Islanda, me çmimet sa 154% e mesatares së Bashkimit Europian.
Vendi më i lirë ndërkohë është Turqia, me çmimet vetëm sa 40% e mesatares së Bashkimit Europian.