MENU
klinika

Hetimet për tërmetin

7 ekspertë italianë i vijnë në ndihmë prokurorisë së Durrësit

20.01.2020 - 13:59

Shtatë ekspertë italianë do i bashkohen grupit hetimor të prokurorisë së Durrësit për të afruar asistencë teknike lidhur me hetimet për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Sot Prokurori i Përgjithshëm pati një takim me delegacionin i cili kryesohet nga dy prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe inxhinierë.

Ky takim është mundësuar nga PAMEKA dhe në fokus është asistenca teknike për tërmetin.
Pritet që të ketë dhe një informacion më të detajuar lidhur me këtë takim.

Për abuzimet me ndërtimet pa leje në zonën e Shijakut dhe Manzës janë në hetim 19 zyrtarë dhe efektivë policie. Mes tyre 8 janë në arrest me burg.