MENU
klinika

Nga Project Syndicate

A e ka harruar bota Aushvicin?

23.01.2020 - 12:15

Këtë javë, udhëheqësit botërorë do të mblidhen në Jeruzalem për të përkujtuar 75-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes në Aushvic.

Në një kohë kur antisemitizmi është në rritje në të gjithë botën demokratike, kujtimi i mësimeve të kësaj historie të dhimbshme nuk mund të ishte më i rëndësishëm.

Këto janë kohëra të vështira për demokracinë liberale. Institucionet janë të rrezikuara. Rregullat dhe normat po sfidohen. Shoqëritë po bëhen gjithnjë e më të polarizuara. Dhe “etno-nacionalizmi, populizmi, antisemitizmi, po ringjallen.

Krimet e dhunshme të urrejtjes antisemitike po shtohen. Në Francë, raportet e policisë tregojnë se incidentet antisemite u rritën me 74% nga 2017 në 2018.

Por rreziqet e rritjes së antisemitizmit janë edhe më të mëdha.

Refuzimi i antisemitizmit formon themelin e shoqërive tona. Askund nuk është kjo më e vërtetë se në Bashkimin Evropian, i cili u themelua me qëllimin për të parandaluar që tmerret e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore të mos përsëriteshin kurrë.

Ideja “kurrë më” e Evropës ka qenë gjithmonë më shumë aspiratë sesa realitet. Masakra e Srebrenicës në 1995 dhe, lufta dhe spastrimet etnike që shoqëruan copëtimin e Jugosllavisë, e tregojnë qartë këtë.

Ka dy arsye pse kjo çështje kërkon vëmendje të veçantë. E para është humbja e ngadaltë e kujtesës.

kolana e librave

Historia e antisemitizmit në Evropë është pothuajse aq e vjetër sa vetë Evropa. Por 70 vitet e fundit kanë sjellë një lehtësim të jashtëzakonshëm, për të gjithë ata që kishin jetuar atë kohë. Por gati të gjithë kanë vdekur.

Brezat e rinj e shikojnë këtë ngjarje të tmerrshme si një tragjedi, por nuk e vlerësojnë plotësisht shkallën ose urgjencën e kërcënimit që shfaqet antisemitizmi.

Arsyeja e dytë është shkatërrimi i parimeve dhe institucioneve demokratike.

Në këtë kuptim, antisemitizmi është një kanarinë në minierën e qymyrit, duke na treguar se sa toksik dhe përçarës është bërë ligjërimi ynë shoqëror dhe politik. Nëse nuk mund të biem dakord që antisemitizmi nuk ka vend në shoqëritë tona, për çfarë mund të biem dakord?

Përkujtimi i çlirimit të Aushvicit do të jetë gjithmonë i nevojshëm.

Ne ose mund të bëjmë sikur nuk shohim dhe të arrijmë në pikën kur nuk ka njeri që të flasë për ne, ose ne mund ta pranojmë kërcënimin me të cilin përballemi, dhe ta luftojmë atë.

Ana Palacio është ish-Ministre e Punëve të Jashtme të Spanjës dhe ish-zëvendëspresidente e lartë dhe Këshilli i Përgjithshëm i Grupit të Bankës Botërore. Ajo është një pedagoge në Universitetin Georgetown.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Teksti i identifikimit të viktimave

Vendi ku u vranë më shumë se një milion njerëz!