MENU
klinika

Nga pozicioni gjeografik tek fuqia punëtore

AIDA/ 10 arsye pse duhet të investohet në Shqipëri

09.01.2020 - 11:28

Rritja e investimeve të huaja direkte/ AIDA: 10 arsyet pse duhet të investosh në Shqipëri
Sipërmarrësit e huaj duket se gjithnjë e më tepër po kthejnë fokusin drejt Shqipërisë. Në vitin që sapo lamë pas, Investimet e Huaja Direkte kapën shifrën 1 miliard euro duke u rritur me 10% nga viti 2018. 

Agjencia për Zhvillimin e Investimeve, AIDA, jep 10 arsye pse duhet të investosh në Shqipëri:

-Pozicioni gjeografik;

-qasja në treg të lirë;

-mjedis miqësor për biznesin;

-modeli one stop shop;

-mundësi investimi të larmishme;

-mbështetje ligjore për investimet e huaja;

-sistem tatimor i favorshëm;

-fuqi punëtore konkurrues;

-infrastrukture në zhvillim;

-të qenurit destinacion turistik global.

Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri u rritën me 7.3% për 9 mujorin e vitit 2019, duke arritur shifrën e 810 milionë eurove, ç’ka konfirmon projeksionet e qeverisë, që viti 2019 të tejkalojë totalin e 1 miliard eurove.

Gjithashtu, vetëm për tremujorin e tretë të 2019-ës, investimet e huaja regjistruan vlerën e 272.2 milionë eurove, ose 1.3% më të larta krahasuar me 268.6 milionë eurove në tremujorin e tretë të 2018.

Në Shqipëri gjenden tashmë filialet e disa prej kompanive më të rëndësishme, të cilat operojnë në sektorin telekomunikacionit dhe IT, veshjeve dhe automotivës kryesisht.

Çdo investitor i huaj mbështetet nga Agjencia për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) që në hapat e parë të themelimit të investimit në vendin tonë dhe vazhdon t’i vijë në ndihmë në bashkëpunim me institucionet e tjera të linjës.

Disa nga investimet e huaja të suksesshme në vendin tonë janë: “Fusion BPO”, “Yura Corporation”, “Forschner”,”SV Mega”,”Innovaway”,”COTEX Textile”,”Giobert”,”Delmon”, “PSZ Albania”, etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN