MENU
klinika

Pas mbledhjes me Kryesinë dhe...

Basha takohet sot me aleatët

15.01.2020 - 19:31

Pasi zhvilloi një takim me Kolegjin e Kryetarëve, kryeopozitari Lulzim Basha ka mbledhur sot kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të Partisë Demokratike, ku në fokus të diskutimit është marrëveshja me maxhorancën në lidhje me reformën zgjedhore.

Basha do të zhvillojë një mbledhje me aleatët e tij opozitarë. Mësohet se takimi është parashikuar që të mbahet në orën 20:30 në selinë e PD-së.

Në këtë takim do të vendoset se cila do të jetë përfaqësia politike e opozitës që do të jetë në Këshillin Politik, të dalë nga marrëveshja për reformën zgjedhore.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Këshilli Politik pritet të mblidhet nesër, për të mandatuar nisjen nga puna për reformën zgjedhore.

Kujtojmë se në tryezën e mbajtur dje mes opozitës jashtëparlamentare dhe maxhorancës, në takim ishin dy bashkëkryetarët e komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe nga opozita përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi dhe nga LSI, Petrit Vasili.