Qyteti muze, i mbrojtur nga UNESCO, ka disa orë nën pushtetin e tymit të zi dhe erës së keqe si rezultat i djegies së gomave dhe plehrave në lagjen periferike të qytetit, në lagjen “Çlirim”.
Tymi i shkaktuar nga djegia e gomave nga personave të papërgjegjshëm ka pushtuar gjithë qytetin. Pirgje me goma dhe plehra vazhdojnë ende të digjen në hyrje të qytetit dhe askush nuk merr masa për situatën e krijuar, që rrezikon shëndetin e banorëve nëpërmjet përhapjes së toksinave në ajër.
Era e rëndë ndihet në të gjithë qytetin dhe tymi i zi ka mbuluar qiellin mbi lagjet muzeale dhe territorin përreth. Zona ku digjen gomat dhe plehrat ndodhet pikërisht në anë të rrugës, në hyrje të qytetit të Beratit dhe, edhe pse ka disa orë që vazhdon kjo situatë e rënduar, në zonë nuk është marrë asnjë për të parandaluar ndotjen e rëndë.