MENU
klinika

Rekordi

Boksieri kampion në 4 dekada radhazi

06.01.2020 - 11:53

Duket pak e pabesueshme, por këtë e thonë statistikat. Boksieri filipinas Manny Pacquiao ka shkruar historinë. Ai është boksieri i parë që arrin të mbajë një titull kampion bote në katër 10-vjeçarë të ndryshëm.

Boksieri 41-vjeçar, me 67 fitore, 7 humbje dhe 2 barazime në karrierë, e nis këtë dekadë (2020-2029) si kampion botë në kategorinë WBA, në peshën “welter”.

Manny Pacquiao
Manny Pacquiao

Pacquiao e ka nisur karrierën e tij si profesionist në vitin 1995 dhe që nga ajo kohë ai ka qenë kampion bote në 6 pesha të ndryshme. Titullin e parë e ka fituar në vitin 1998, duke siguruar kështu titullin e parë në 10-vjeçarin 1990-1999.

Më pas, filipinasi ka qenë kampion bote në 10-vjeçarin e dytë (2000-2009) dhe në 10-vjeçarin e tretë, 2010-2019. Ndërkohë që ai e nis edhe këtë 10-vjeçar të katërt, 2020-2029, si kampion bote. Askush nuk e ka realizuar më parë këtë gjë.

Në karrierën e tij, Manny Pacquiao ka arkëtuar rreth 455 milionë dollarë, duke qenë një nga ikonat e këtij sporti ende aktiv në ring. Ai pritet të rikthehet në ring në prill ose maj të këtij viti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN