Këtë të mërkurë, euro ka pësuar një rritje të lehtë të vlerës duke shkuar në nivelin e 121.70 lekëve.
Duke parë të dhënat e tregut valutor, dollari amerikan, ka pësuar një rritje, duke mbërritur në vlerën e 109.40 lekëve.
Paundi britanik gjithashtu ka mbërritur në vlerën e 141.50 lekëve.
Dollari kanadez, shënon vlerën 83.30 lekë.
Franga zvicerane, ditën e sotme është rritur deri në vlerën e 111.80 lekëve.
Dhe së fundi, jeni japonez qëndron sërish në vlerën e 0.91 lekëve.
Ndërkohë, gjatë orëve të para të sesionit të sotëm, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë regjistruar një ulje, duke vijuar më tej me tarifat e arit, argjendit, linjave ajrore dhe telefonike, të cilat njëlloj kanë pësuar një ulje të ndjeshme.
Më poshtë gjeni grafikën për më shumë informacion: