MENU
klinika

Zbulojeni tani...

Çfarë ndodh në organizëm kur jemi në gjumë?!

09.01.2020 - 22:25

Këshillat për rëndësinë e gjumit janë të lashta sa vetë koha.

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga gjumi janë të panumërta.

Gjumi i mirë parandalon sëmundjet e zemrës, isheminë, depresionin dhe çrregullime të tjera. Por vlerat e gjumit shkojnë përtej. Sipas ekspertëve, gjumi është i rëndësishëm për parandalimin e mbipeshës dhe obezitetin. Ata shprehen se 7 deri në 9 orë gjumë të pandërprerë çdo natë i falin organizmit përfitimet e lartpërmendura.

Çfarë ndodh në organizëm kur jemi në gjumë

  • Kur jemi në gjumë, trupi ka kohën e nevojshme për t’u rimëkëmbur dhe riparuar dëmet e shkaktuara gjatë ditës.
  • Nëse mungesa e gjumit bëhet kronike, atëherë hormone e stresit dhe faktorë të tjerë inflamatorë aktivizohen.
  • Trupi bëhet alert për t’iu kundërpërgjigjur stresit dhe kështu nuk ka kohë të rimëkëmbet.
  • Një nga hormonet që çlirohet si reagim kundër stresit është kortizoli.
  • Ky i fundit nxit çlirimin e sheqerit në gjak që të jetë në gatishmëri për të ushqyer trurin.
  • Kjo e bën një person të stresuar të jetë më aktiv nga funksionet e trurit.
  • Por kortizoli shoqërohet edhe me efekte të padëshiruara anësore, një prej të cilave është edhe shtimi në peshë.
  • Pra, sa më i stresuar të jetë njeriu aq më i predispozuar do të jetë të shtojë në peshë.
  • Kësisoj, gjasat për obezitet janë ndjeshëm të larta.
  • Kjo është arsyeja përse ekspertët nënvizojnë gjithmonë se njerëzit që duan të humbasin në peshë, duhet të kujdesen si fillim për cilësinë e gjumit.
  • Të dhënat shkencore konfirmojnë se njeriu shpenzon një të tretën e jetës së vet në gjumë, ndaj një e dhënë e tillë konfirmon më së miri rëndësinë e gjumit për trupin.

Si të përmirësoni cilësinë e gjumit

Një nga aspektet më të rëndësishme të fjetjes është higjena dhe rutina.

Është shumë e rëndësishme për njeriun të vendosë një rutinë për fjetjen dhe zgjimin.

Nga ana tjetër, njeriu duhet të sigurohet që dhooma e gjumit të jetë e freskët, në errësirë dhe pa sende të nevojshme të cilat krijojnë pluhur dhe një ajër të rëndë.

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm por ai nuk duhet kryer përpara orëve të gjumit.