Kylian Mbappe mund të jetë dhurata për trajnerin Jurgen Klopp në merkaton e verës. Sulmuesi i PSG po mahnit me paraqitjet e tij këtë sezon dhe nuk është çudi që në sezonin e ardhshëm ta shikojmë në Premier League.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetari francez Julien Laurens, që zbulon se Liverpool është gati të bëj “çmenduri” vetëm për të marrë në “Anfield Road” talentin 21-vjeçar.
Madje, ai beson se Liverpool është gati të paguajë një shumë prej 253 milionë stërlina vetëm për ta vendosur nën urdhërat e teknikut Klopp.
Gjermani e ka shndërruar totalisht ekipin e Liverpool dhe drejtuesit po mendojnë t’ia shpërblejnë në këtë mënyrë mundin e 52-vjeçarit, që po kalon sezonin e tij të 5-të në krye të të kuqve.
Mbappe vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit botëror dhe në rast se zyrtarizohet një kalim i tij te Liverpool për këto shifra do të bëhej edhe futbollisti më i kushtueshëm në treg.
Rekordin e mban shoku i tij te PSG, Neymar që i kushtoi arkave të francezëve për ta marrë nga Barcelona për 222 milionë euro.
Deri më tani, Mbappe ka shënuar 81 herë në 110 ndeshje për PSG, duke fituar edhe tre tituj të Ligue 1, një Kupë Franceze dhe Kupën e Botës 2018 me kombëtaren e Francës.
Për më shumë lajme vizitoni www.konica.al