MENU
klinika

Mendon për Kupën e Botës

De Biasi “kundër” Shqipërisë, akord me Iranin

22.01.2020 - 19:40

Një tjetër italian në Iran. Pas Stramaccionit, është Gianni De Biasi ai që është i gatshëm të shkojë në Orient. Në pritje të tij është federata iraniane, e gatshme t’i ofrojë atij një kontratë si trajner i Iranit.

De Biasi, që ka edhe pasaportë shqiptare, duket se del kundër rrymës në këto momente tensioni me Iranit dhe SHBA. Shqipëria është renditur në krah të SHBA dhe është kërcënuar nga Irani.

Gjithsesi, Gianni De Biasi mund të arrijë kulmin e karrierës me Iranin, duke menduar për Kupën e Botës në Katar. Ish-trajneri kuqezi, ndër të tjera i Torinos, Modena, Udineses dhe ish-trajneri i Shqipërisë ka marrë një propozim për një marrëveshje për 30 muaj.

Thjesht duke menduar për Kupën e Botës, De Biasi pritet ta pranojë këtë ofertë, edhe për faktin se është e lartë financiarisht. Mbyllja përfundimtare e bisedimeve pritet brenda 48 orëve.