Borussia Dortmund ka përmbysur dy gola në disavantazh, në 3-1 për Augsburg në fushën e këtij të fundit, në 3-5. Dhe “hajmalia” ishte Haaland, blerja e re, që pasi hyn në lojë, shënon 3 gola menjëherë.
Një sukses me vuajtje i verdhezinjve, por që imban në luftë për titullin kampion. Pjesa e parë përfundon 1-0 për të zotët e shtëpisë. Sa nis pjesa e dytë, Augburg shënon edhe të dytin.
Brandt ngushton në 1-2 në minutën e 49-të. Por vendasit shënojnë të tretin 3-1. Kur u duk se Dortmund do të pësonte humbjen e parë këtë vit, vjen përmbysja e madhe.
Në 56’ hyn në lojë Haaland dhe pas 3 minutash ngushton në 3-2. Sancho pas vetëm dy minutash barazon shifrat. Haaland në të 70-n shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për Dortmund.
Por nuk mbaron këtu magjia e norvegjezit, pasi Haaland shënon edhe golin e tretë në 79’. Një përmbysje spektakolare. Duket se Dortmund ka qëlluar në shenjë me Haaland.
Ndeshjet e tjera të kësaj jave në Bundesliga dhanë këto rezultate: Dusseldorf-Werder Bremen 0-1, Koln-Wolfsburg 3-1, Hoffenheim-Eintracht Frankfurt 1-2, Mainz-Freiburg 1-2.