Në kalatat e portit të Durrësit sot po përpunohen tre anije me mbi 10 mijë tonë mallra të ndryshëm, si xhama, grurë dhe lidhje hekuri, ndërsa ka përfunduar përpunimi i gjashtë anijeve të tjera.
Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual Durrës, mësohet se që nga fillimi i kësaj jave në Terminalin perëndimor janë përpunuar tre anije, të cilat kanë sjellë 2,299 tonë xhama, 1,370 tonë sojë dhe 2,178 tonë llamarinë.
“E gjithë sasia e llamarinës u nis më pas tranzit me kamionë drejt Kosovës”– thekson APD.
Në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar dy anije me 1,055 kontejnerë (TEU) gjithsej, ndërsa në Terminalin Lindor ka përfunduar ngarkimi i anijes “Grit Cement” me 4,110 tonë çimento për eksport.
Ndërkaq, përveç tre anijeve në përpunim, pritet edhe një anije tjetër me 3,897 tonë melaminë.