Kudo në botë dashamirësit e sportit janë të pikëlluar për humbjen e Kobe Bryant, basketbollistit amerikan që u nda nga jeta ditën e djeshme pas rrëzimit të helikopterit më të cilin udhëtonte.
Shumë tifozë, por edhe vetë lojtarët, trajnerët dhe gazetarët po kërkojnë që logoja e Kampionatit të NBA të zëvendësohet me siluetën e Kobi Bryant.
Ka nisur tashmë mbledhja e firmave për të marrë mbështetje maksimale. Gjithashtu, të gjitha skuadrat po marrin shembullin e Dallas Mavericks, që e tërhoqën numrin 24 në memorie të Bryant.
Po sugjerohet që Giannis Antetokounmpo, në lojën që All Star që do mbajë në Chicago në 2020, të luajë me numrin 8 dhe LeBron James në krahun tjetër me numrin 24. Dy numrat që Lakers i ka tërhequr.
U sugjerua gjithashtu që çmimi All-Star MVP të riemërohej në çmimin e quajtur Kobe Bryant, pasi ai është lojtari, që e ka fituar atë në shumicën e rastevem katër herë.