MENU
klinika

Detajet

“E, I, K, C”, 4 njësitë që do luftojnë ‘gjahtarët e kriminelët’

11.01.2020 - 15:10

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi një analizë me 12 Drejtoritë Vendore të Policisë dhe drejtuesit qendorë, për rezultatet e vitit që lamë pas, problematikat si dhe u diskutuan prioritetet për vitin 2020.

Me fokus të veçantë është lufta kundër krimit të organizuar dhe siguria rrugore. Për t’u përballur me fenomene të reja të krimit, do të ngrihet 4 Njësi të posaçme në Policinë e Shtetit, me ekspertët më të mirë, infomoi ministria e Brendshme.

“Do të bëjmë ndryshime të rëndësishme krahasuar me vitin e kaluar. Do bëjmë ndryshime në strukturë, e para. Do të krijojmë Njësi të specializuara për të luftuar ato fenomene kriminale, të cilat kërkojnë specializim”- u shpreh Lleshaj.

Katër njesitë:

“Njësia E”, që është Krimi Ekonomik. “Njësi e specializuar, me ekspertë, e trajnuar, e pajisur, e cila do të trajtojë krimin ekonomik në kuptimin e krimit të organizuar, krimit të sofistikuar”– u shpreh Lleshaj.

“Njësia I”, informacioni, inteligjenca. “Këtu kërkohet dhe do të bëhet ndryshim thelbësor. Rrjetet e informacionit duhet të kthehen në rrjete profesionale”– tha Lleshaj.

“Njësia C”, e Krimit Kompjuterik. “Edhe për krimin kompjuterik nuk besojmë që mund të krijojmë ekspertizë në nivel drejtorish vendore, është e pamundur dhe e panevojshme. Dhe do të përqendrojmë energjitë për të krijuar një strukturë të specializuar të krimit kompjuterik.”

“Njësia K”, që ka të bëjë me kapjen e personave në kërkim. Gjithë kjo njësi është prapë një strukturë e specializuar, e cila është një strukturë gjahtarësh që do të ketë detyrë kapjen e personave të listës prioritare”, theksoi zoti Lleshaj.

Ministri kërkoi nga gjithë strukturat policore angazhim të fortë për luftën kundër trafiqeve dhe kontroll të rreptë të territorit.

Masat për luftën kundër kanabisit do të nisin që në ditët e para të Janarit, e po ashtu edhe përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Sa i takon ofrimit te shërbimeve online për qytetarët që prej 1 janarit MB ofron 48 shërbime të tilla, që do të pasohen nga një tjetër paketë shërbimesh në Qershor 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN