MENU
klinika

Reforma Agrare e Enver Hoxhës

“Ëndrra e vjetër e fshatarit për të patur tokën e tij”

16.01.2020 - 13:05

E shkuara mbart sekrete që mund të dominojnë të ardhmen dhe do të ishte shumë mirë që kjo ‘metodë’ të praktikohej në një fushë vendimtare si ekonomia.

Për të parë se ku jemi sot dhe ku do shkojmë nesër le të bëjmë një kthim të shkurtër mbrapa në kohë, pikërisht në periudhën e komunizmit.

Periudha e komunizmit mban emrin e Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës së Shqipërisë. Tre janë objektivat që ‘vlen të përmenden’ gjatë kohës që qëndruan në pushtet dhe sistemi ekonomik i prodhuar prej tyre ishte rezultat i realizimit të objektivave:

-Qëndrimi në pushtet;

-Arritja e rritjes ekonomike më të madhe të mundshme, sidomos në industri;

-ruajtja e influencës së fortë e të drejtpërdrejtë të partisë në çështjet ekonomike.

Një pengesë e rëndësishme në realizimin e këtyre objektivave ishte frika e Hoxhës për të hyrë në marrëdhënie me vende të huaja vetëm atëherë kur ishte i bindur se do të ruante fuqinë për të marrë vendimet e tij për çështjet e brendshme.

Megjithëse ishte e pavarur Shqipëria mbeti deri të paktën në fund të viteve 1970-të e varur nga ndihmat e fuqive aleate. Pozita ku e gjeti veten vendi me vdekjen e Hoxhës ishte praktikisht fundi i socializmit në vend.

Hoxha duket se kishte realizuar pak e shumë objektivin e tij politik teksa megjithëse vendi kishte nevojë në mënyrë të dëshpëruar për zhvillim teknologjik, Shqipëria kishte krijuar tashmë bazën e saj ekonomike dhe ishte bërë në njëfarë mënyre e vetëmjaftueshme.

Çështja e teknologjisë moderne ishte thelbësore dhe do të diskutohet më në detaj gjatë studimit. Thuajse gjatë gjithë epokës komuniste, planifikimi ekonomik në Shqipëri varej nga gjendja e politikës së jashtme dhe aleati madhor i radhës.

Ndryshimet në aleanca shkaktonin improvizimin e masave nga autoritetet. Një tjetër mënyrë e të thënit është se Shqipëria shfrytëzonte aleancat politike për avantazhin e saj ekonomik, dhe më pas zhvendosej diku tjetër për të kullotur.

Kjo ndodhi disa herë derisa vendi arriti njëfarë zhvillimi duke u mbështetur në pjesën më të madhe te vetja. Mbështetja në burimet e veta ishte e logjikshme për Shqipërinë, dhe kuptohet që nuk kishte të bënte shumë me bindjet ideologjike që pretendoheshin nga Hoxha.

Shqipëria ka burime të konsiderueshme natyrore të cilat i lejuan zhvillimin e industrive thelbësore si energjia elektrike, minierat apo inxhinieria. Në total ekonomia e vendit arriti të kalonte tranzicionin nga varësia e huaj ekonomike te thuajse vetëmjaftueshmëria.

Ky ishte një proces natyral evoluimi por ekonomia e Shqipërisë nuk mund të vlerësohet me anë të krahasimeve me vendet e tjera pasi vendi është ende në gjendje primitive dhe para luftës së Dytë Botërore nuk kishte fare industri.

Epoka e avullit dhe energjisë elektrike nuk e kishte prekur fare Shqipërinë, ndërsa industria ishte inekzistente. Sipas dokumenteve të kohës, në vitin 1938 në Shqipëri kishte vetëm një fabrikë çimentojë në Shkodër, dhe disa punishte të vogla duhani, sapuni, mobiliesh dhe karrocash. Energjia elektrike prodhohej me anë të disa gjeneratorëve.

Reforma agrare

Zhvillimi i ekonomisë së Shqipërisë nisi me të gjitha forcat që prej kalimit të Reformës Agrare në 1945, e cila u hoqi të drejtën e pronësisë bejve e agallarëve të vjetër. Tokat dhe kullotat kaluan në pronësi të pushtetit popullor dhe u shtetëzuan pa dëmshpërblim.

Fermerët që nuk përdornin makineri në tokat e tyre si dhe institucionet fetare u lejuan të mbanin deri në 20 hektarë tokë. Fermerët që fitonin jetesën nga toka u lejuan të mbanin deri në dyzet hektarë, ndërsa fshatarëve pa tokë iu dhanë pesë hektarë.

Ky ligj kishte rëndësi pasi u tregonte fshatarëve aftësitë e qeverisë së re dhe u kthye në një mjet propagande pasi “realizonte ëndrrën e vjetër të fshtarit për të pasur tokën e tij” duke e çliruar nga detyrimet e shumta për feudalët.

Detyrimet e shumta të fshatarëve për feudalët e vjetër ishin thuajse të papërballueshme dhe kjo ishte një nga arsyet që shumë toka mbeteshin pa punuar. Edhe industritë që ekzistonin pas luftës u shtetëzuan me shpejtësi. Rritja e industrisë së Shqipëri ishte mahnitëse po të marrim parasysh shkatërrimin e luftës dhe prodhimin e saj para luftës, prandaj kjo ishte një nisje pozitive nga qeveria komuniste.

Gjithashtu pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria mori shumë asistencë nga burime të huaja, siç ishin 26.3 milionë dollarët nga Kombet e Bashkuara (nga të cilat 20.4 milionë u paguan nga SHBA).

Periudha 1945-1948 u karakterizuar nga lidhje të ngushta me Jugosllavinë dhe kjo jo vetëm prej afërisë gjeografike por për faktin se Jugosllavia kishte dhënë asistencë të rëndësishme që prej themelimi të partisë komuniste në kohën e luftës, si dhe në përpjekjen kundër grupeve të tjera politike në Shqipëri gjatë luftës çlirimtare.

Traktati i Miqësisë së Asistencës reciproke Shqipëri-Jugosllavi i nënshkruar në 9 korrik 1946 hidhte themelet e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, dhe u ndoq nga një tjetër traktat dypalësh në 27 nëntor 1946 ku u detajua më tej bashkëpunimi dhe koordinimi i planeve ekonomike, deri në bashkimin doganor e monetar.

Por ku plan e bënte Shqipërinë të varur nga ekonomia e Jugosllavisë dhe kthehej një vend satelit të saj e duke humbur autonominë në të gjitha sferat. Kjo çoi në fraksionet brenda partisë së Shqipërisë dhe konfliktin mes Hoxhës e Xoxe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miti i industrializimit në Shqipërinë komuniste

Propaganda: Në njërën dorë kazmën, në tjetrën pushkën