MENU
klinika

Reagon Rama për nderimin e Kadaresë

“Falenderim për Macron që çmoi një shqiptar…”

01.01.2020 - 20:32

Kryeministri Edi Rama ka uruar shkrimtarin e njohur Ismail Kadare për titullin e marrë, ‘Oficer i Madh i Legjionit te Nderit’, si ka falenderuar edhe presidentin e Francës, Emanuel Macron që zgjodhi ditën e parë të vitit 2020 për të dhënë këtë vlerësim.

Teksa vlerëson maksimalisht Kadarenë, Rama shkruan se ky titull është i mirënjohur e admiruar në tërë botë dhe është nder që nga sot e tutje e ka edhe një shqiptar.

“Ismail Kadare shkruan diku, se “në ndryshim nga pasuritë materiale që çdo vend i gëzon për vete, vlerat shpirtërore u binden të tjera ligjeve. Nuk ka popull që të krijojë të tilla vetëm për vete.”

Urdhëri Kombëtar i Legjionit të Nderit, themeluar nga Napoleon Bonaparti më 1802, duket sikur e ka në gjenezën e vet çka shkruan Ismaili mbi “ligjet e tjera” dhe edhe pse specifikisht frëng, ai urdhër botërisht i mirënjohur e admiruar, i përket tërë botës.

Nën ato “ligje”, prej mëse 23 vitesh Franca e ka adoptuar e ngjitur shkrimtarin shqiptar në shkallët e shoqërisë prestigjoze kalorsiake të Legjionit të Nderit, ku ajo rradhit ata që më fort respekton në këtë rruzull.

Dhe sot Ismail Kadareja është ngjitur në shkallën e Oficerit të Madh të këtij urdhëri – kështu ai bëhet pjesë e një rrethi fare të ngushtë personalitetesh me këtë titull, në mbarë botën. Më 1802 themeluesi i Legjionit të Nderit, Napoleon Bonaparti, shprehej:

“Duhet krijuar një urdhër që të shenjojë virtytin, nderin dhe heroizmin, një shquarësi që të shpërblejë bravurën dhe përmbledhë në rrethin e vet, elitën e kombit.”

Një urim të përzemërt Ismailit dhe një falenderim Presidentit të Republikës Franceze, i cili çmoi lart në këtë ditë të parë të dekadës së re një shqiptar që i përket Francë e krejt botës, me plot meritë”– shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Qoftë fillim i mbarë për popullin tonë"

Vlerësimi i Kadaresë nga Presidenti Macron, reagon Meta