Shqipëria ishte destinacioni i mijëra shtetasve kosovarë për festat e fundvitit.
Pas përfundimit të pushimeve ata po rikthehen në vendin e tyre. Largimi është shoqëruar me fluks në doganën e Morinit.
Sipas të dhënave rezulton se vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë larguar 10 mijë persona dhe 5 mijë automjete. Shtimi i personelit në këtë pikë kufitare ka bërë të mundur shmangien e rradhëve .
Ndërkohë të shtunën qyteti i Kukësit u zgjua i mbuluar nga mjegulla, duke krijuar vështirësi në qarkullim për drejtuesit e mjeteve.
Situata ka qënë e njejtë edhe në Rrugën e Kombit ku ka pasur prezencë të mjegullës së dendur. Në disa akse, temperaturat e ulta kanë shkaktuar edhe ngrica ndërsa meteorologët parashikojnë në vijim reshje debore.