MENU
klinika

Çfarë ndikimi ka në botë?

Forumi Ekonomik Botëror feston 50 vjetorin

21.01.2020 - 12:20

Viti 2020 shënon 50 vjetorin e krijimit të Forumit Ekonomik Botëror. Elita botërore do të zbarkojë në Zvicër për mbledhjen vjetore të liderëve të botës, drejtuesëve të bizneseve, akademikëve dhe shoqërisë civile.

Por çfarë është ky forum dhe cili është ndikimi i tij?

Çfarë është Davos?

Davos është një resort në malet e Zvicrës, ku mbahet çdo vit edhe Forumi Ekonomik Botëror.

Ky forum është një organizatë joqeveritare që përbëhet nga 1000 kompanitë më të mëdha në botë dhe bën bashkë mijëra drejtues biznesesh dhe liderë politikë, citon Euronews.

Forumi u financua në vitin 1971 nga ekonomisti gjerman Klaus Schwab fillimisht si Forumi Evropian i Menaxhimit, për të ndihmuar bizneset evropiane që të menaxhojë më mirë korporatat duke marrë parasysh palët më me ndikim përfshirë punonjësit apo qeveritë.

Por më vonë, ajo u zgjerua në një platformë për dialog, duke marrë emrin që përdoret aktualisht në vitin 1987 dhe u njoh si një institucion ndërkombëtar në vitin 2015.

Çfarë bën forumi?

Tradicionalisht ata që marrin pjesë diskutojnë mbi çështje ekonomike dhe për tre dekadat e fundit, ky takim ka prekur edhe çështje të tjera më të gjëra botërore. Gjithashtu gjatë viteve të fundit pjesëmarrës kanë qenë edhe liderë nga Kina, India dhe Brazili.

Çdo vit ka një temë të ndryshme. Tema e vitit 2020 është zhvillimi i qëndrueshëm nën sloganin “Aksionerët për një botë më kohesive dhe të qëndrueshme”.

Disa prej qëllimeve të këtij viti janë: si t’i përgjigjemi ndryshimeve klimatike, mbrojtja e biodiversitetit, shuarja e borxhit afatgjatë, shmangja e një “lufte teknologjike”, fuqizimi i një miliardë personave me aftësi të ndryshme gjatë dekadës në vijim dhe ndërtimi i urave për të zgjidhur konflikte të nxehta botërore.

Kjo ngjarje ka qenë historikisht një platformë për biseda dhe negocime ndërkombëtare.

Në vitin 1988, Greqia dhe Turqia firmosën një deklaratë e cila i pengonte vendet të futeshin në luftë. Në 1992, Nelson Mandela takoi Presidentin e atëhershëm të Afrikës së Jugut Frederik de Klerk në daljen e tyre të parë jashtë Afrikës së Jugut.

Çfarë thonë kritikët?

Në sytë e kritikëve, Davos është një ngjarje elitare që shërben si “banket” i cili lidh liderët e biznesit.

Ekonomisti Joseph Stiglitz, i cili ka qenë i pranishëm në Davos që prej vitit 1995, shkroi në vitin 2018 se pavarësisht rritjes së pabarazisë dhe ndryshimeve klimatike, drejtuesit ishin të shqetësuar vetëm për reagimet populiste ndaj globalizimit.

Forumi Ekonomik Botëror thotë se një pjesë e madhe e pjesëmarrësve vijnë nga organizata joqeveritare.

Një numër organizatash të të drejtave të njeriut marrin pjesë në këtë takim dhe organizata jofitimprurëse “Oxfam International” ka publikuar një raport mbi pabarazinë dhe varfërinë botërore e cila përkon me takimin e përvitshëm.

Cilat janë pritshmëritë e këtij viti?

Forumi i vitit të kaluar u fokusua në mënyrën që maten vlerat ekonomike dhe nëse këto mënyra kanë nevojë për tu ndryshuar. Në përfundim të mbledhjes nuk u morr një vendim i fortë, por një projekt fillestar i cili fokusohet në mirëqenien e konsumatorit si faktor dhe në matjen tradicionale të krijimit të vlerës.

Liderët botërore mundet gjithashtu të bëjë deklarata mbi iniciativa të planifikuara të vendeve të tyre.

Aktvistja Greta Thunberg do të jetë pjesëmarrëse për të dytën herë këtë vit dhe do të sjelli në vëmendje ndalimin e menjëhershëm të investimeve në lëndët djegëse të fosileve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Raporti shqetësues i Forumit Ekonomik Botëror

Klima dhe humbjet natyrore kërcënojnë PBB botërore