Forumi i Biznesit “Kroaci-Shqipëri”, që zhvillon punimet të hënën në Zagreb, synon nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve dhe në veçanti të tërheqjes së investimeve kroate në Shqipëri.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, kryeson delegacionin shqiptar të biznesit dhe sipërmarrjes, që përfaqëson sektorët potencialë të ekonomisë së vendit, me mundësi të mëdha për bashkëpunime të frytshme me dy vendeve.
Ky forum është një mundësi e shkëlqyer për të gjitha bizneset shqiptare që dëshirojnë të lidhin marrëdhënie bashkëpunimi me kompanitë kroate, por edhe për ata që dëshirojnë t’i forcojnë dhe zhvillojnë më tej këto marrëdhënie.
Ndërkohë që energjia, infrastruktura, turizimi, agropërpunimi, bujqësia, manifaktura dhe shërbimet janë sektorë potencialë për bashkëpunime të reja në ekonominë shqiptare.