MENU
klinika

Që në minutën e parë

Foshnjet e para të vitit, një djalë dhe një vajzë

01.01.2020 - 08:22

Një djalë dhe një vajzë kanë ardhur në jetë sapo ka mbërritur viti i ri 2020.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se bebet kanë ardhur në jetë në minutën e parë të këtij viti dhe kanë lindur në dy maternitetet e Tiranës.

“Një djalë dhe një vajzë janë bebat e parë që kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë në minutën 1 të vitit 2020. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” e para ka lindur Emel, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” ka lindur i pari një djalë që gëzon shëndet të mirë!”, shkruan Manastirliu.