MENU
klinika

WDRL: Peizazh mahnitës

Gjermanët mrekullohen me alpet tona!

20.01.2020 - 12:49

       Shqipëria është kthyer tashmë, në një destinacion shumë të njohur turistik. Vitet e fundit, numri i vizitorëve është rritur me ritme të shpejta, më shumë sesa dyfishuar nga më parë – është ky, reportazhi nga rrjeti i njohur televiziv gjerman, WDR./Konica.al

Në reportazhin e realizuar mes alpeve shqiptare, gazetari gjerman, Christian Loss, thekson se “aktualisht edhe infrastruktura është përmirësuar ndjeshëm për turistët dhe udhëtimet mes qyteteve kryesore, nuk përbëjnë më asnjë problem”.

Ai ka udhëtuar nga Shkodra, drejt Thethit e Valbonës, duke theksuar se “sa më thellë maleve hyjmë, aq më i bukur shfaqet peizazhi”.

“Shqipëria është e njohur edhe për mikpritjen. Për standardet gjermane, kostoja e jetesës është relativisht e ulët. Mundet të darkoni, për vetëm rreth 10 euro për person”, – vazhdon reportazhi.

Pas Komanit, Christian Loss i drejtohet lumit të Shalës, duke e përshkruar si “parajsa e vogël”, ku mund të shkosh vetëm lundruar.

“Le të marrim diçka për të ngrënë, kam shumë uri. Kjo është gjëja më emocionuese në udhëtim. Kur shkon diku dhe porosit diçka që të pëlqen, pa e pasur idenë se çfarë është, por mendoj se kështu mëson dhe ia vlen. Unë nuk kam ngrënë shumë, por provoni gjithçka, shuani kureshtjen. Pra, ky tani është peshku: troftë, troftë e ujërave të ftohta ose diçka e tillë. Them ta shoh njëherë, por është shumë e shijshme. Gjithçka këtu, më pëlqen jashtë mase”,- shprehet ai.

“Pas darkës, kemi pak kohë për t’u qetësuar. Në ‘Instagram’, ky vend krahasohet shpesh, me Tailandën. Nuk kam qenë asnjëherë në Tailandë, por pak a shumë, ashtu mendoj dhe unë. Çfarë të bën të kuptosh se nuk je në Tailandë, por në Shqipëri, është uji akull i ftohtë. Por, sigurisht, këtë e kupton vetëm ti”, – tregon, gazetari gjerman.

“Ishte bukur, por e lodhshme… Shëtitja, ishte një mrekulli. Pra, nëse dëshironi të vini në Shqipëri, udhëtimi për në lumin e Shalës, është shumë i bukur. Kushton 40 euro, që më duket i mëse përshtatshëm, përballë peizazheve të thjeshta, të bukura dhe të përshtatshme për ‘Instragram’”, – thekson ai.

”Të ngresh një çadër, lejohet pothuajse kudo në Shqipëri. Sidoqoftë, kjo nuk vlen për parqet kombëtare. Duhet të pyesni paraprakisht, se ku mund ta vendosni çadrën. Por, mund t’i kaloni pushimet në kampe ose bujtina. Akomodimi në qytetet më të mëdha, fillon nga 25 euro për një natë. Gjithsesi, numri i hosteve dhe bujtinave, ende nuk është shumë i madh.”

Një tjetër ndalesë e gazetarit gjerman ishte edhe Thethi, duke e konsideruar një vend të përsosur dhe të bukur.

”Alpet Shqiptare ndodhen në veri të vendit, në kufirin me Malin e Zi dhe Kosovën. Maja më e lartë është Jezerca, me lartësi 2 694 metra. Falë vendndodhjes në distancë, ka disa specie të rralla kafshësh, si ariu i murrmë dhe ujku. Koha më e mirë për të vizituar aplet, është nga prilli deri në tetor. Në dimër, kalimi në Theth mund të mos jetë i mundur”, – shkruan WDR.

“GIZ, Shoqëria Gjermane Për Bashkëpunim Ndërkombëtar, promovon turizmin në Shqipëri, prej shumë vitesh. Familjeve u është dhënë mundësia për të përfituar grante, për investimet në bujtinat që ata drejtojnë. Që atëherë, lugina, Parku Kombëtar i Thethit, kanë pasur një rritje të zhvillimit të turizmit. Përshtypja jonë rreth bujtinave, është relativisht e mirë. Një dhomë këtu, kushton 10-20 euro nata. Këtu, mund të gjeni një paqe absolute dhe idilet e mrekullueshme të vendit”,- përshkruan ai, duke theksuar se “është një vend i mahnitshëm. Vërtet, të lë pa fjalë! Sapo kemi mbërritur në bujtinë, duket një vend piktoresk”.

“Përreth, gjithçka është mahnitëse, pamja është e mrekullueshme. Më fantastikja është se, nuk mund të zgjedhësh një pamje si më të mirën për ‘Instagram’, si për shembull, kulla “Eiffel” ose “Big Ben”, ku të gjithë vrapojnë për të bërë foto. Këtu ndodh ndryshe, sepse i gjithë vendi është i mahnitshëm. Mund të rri për javë të tëra mes këtyre maleve, por në orën 7:00 të mbrëmjes, duhet të jem në bujtinë për të shijuar darkën, nuk dua ta humbas këtë”, – shprehet ai.

“Shqipërinë, do ta përshkruaja si një vend të mrekullueshëm. U njoha me vendin, me njerëzit shumë të këndshëm dhe mikpritës dhe siç mund ta përfytyroni, ushqimi është i shkëlqyer dhe peizazhet, fantastike”, – thuhet mes të tjerash, në reportazhin e televizionit gjerman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkrimi që tronditi shtetin komunist në ‘88

‘Shqipëria, vendi ku vajzat janë të nxehta si llava’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit