Çmimet e naftës u rritën dhe tregjet e bursës ranë në Azi e Europë pasi impakti i vrasjes së gjeneralit të fuqishëm iranian bëri rikoshet në gjithë botën.
Çmimi i naftës u rrit mbi $70 në tregjet financiare, rreth 5% më i lartë sesa përpara vrasjes së tij. Investitorët treguan nervozizëm pasi Irani u zotua që ti kundërpërgjigjej Amerikës për veprimin. Presidenti Trump e rriti spektrin duke kërcënuar goditje të vendeve kulturore të Iranit, nëse ata do ta kryenin një gjë të tillë.
Analistët e ndryshëm kanë paralajmëruar se nëse retorika e dy vendeve kthehet në veprim çmimi i naftës mund të shkojë deri në $150. Bursat ranë në tregjet financiare në Azi. Në Tokio bursa pati një rënie prej 2%, ndërsa ato të Hong Kong-ut, Taipei-t dhe Seul-it me 3%.
Në Europë gjithë tregjet ranë me më teper se 1%. Wall Street gjithashtu po përgatitet për një rënie të mundshme.