MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 19

Goleadë e Tiranës, merr kreun provizor

26.01.2020 - 17:52

Tirana ka regjistruar fitoren e pestë radhazi në kampionat, si asnjë tjetër këtë sezon, dhe tashmë kryesojnë. Bardheblutë fituan 5-1 në “Selman Stërmasi” ndaj Luftëtarit.

Pas minutave të para disi të qeta, vendasit shënojnë 2 gola në harkun kohor të 2 minuta, fillimisht me Cobina e më pas me Bathën, që gjeti me mjeshtëri cepin e portës.

Në 36’, Ngoo shënon një gol të bukur në hyrje të zonës. 3-0 dhe Tirana e zgjidh ndeshjen që në pjesën e parë.

Në të dytën, Çela intrigon disi me golin e shënuar nga larg.

Por në 64’, ka një penallti të dyshimtë për vendasit dhe Tirana shënon golin e katërt me Muçin.

Bardheblutë nuk ndalen, pasi në 74’ shënojnë të pestin. Është Batha që realizon sërish, kësaj here edhe më bukur.

Ndërsa Teutës i ka mjaftuar një supergol i Lorenco Vilës në minutën e 11-të për të mposhtur 1-0 Bylisin në Durrës. Një ndeshje me kontestime sërish nga ballshiotët.

Supergol Vila on Vidnews.

Teuta mposht kështu një rival direct dhe tashmë e sheh veten në vendin e tretë, duke ia marrë këtë pozicion pikërisht Bylisit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN