MENU
klinika

Lojtari i Kombëtares

Grezda ikën nga Rangers, kthehet në Kroaci

06.01.2020 - 14:55

Largimi i tij ishte i pashmangëshëm nga Rangers dhe Eros Grezda ka mbyllur aventurën e vështirë me klubin skocez, teksa pritet zyrtarizimi i rikthimit të tij tek Osijek.

Sulmuesi shqiptar qëndroi në Skoci për një vit e gjysmë, megjithatë nuk arriti asnjëherë të shndërrohej në një futbollist të vlefshëm për trajnerin Steven Gerrard.

Lojtari i Kombëtares pati fat të keq me dëmtimet, të cilat nuk e lejuan të tregonte potencialin e plotë, megjithatë ishte autor edhe i disa gabimeve në lidhje me sjelljen.

Të gjitha këto ndikuan te Rangers që kërkonin të shpëtonin sa më shpejt nga paga e Grezdës, duke qenë se gjakovari kishte edhe dy vite e gjysmë të mbetura në kontratë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN