MENU
klinika

NBA

Harden kalon 20 mijë pikë, Lakers nuk ndalen

12.01.2020 - 11:52

Ka shënuar edhe 60 pikë në një ndeshje, por 32 pikët e fundit për James Harden shënuan një shifër mbresëlënëse. Harden bëhet lojtari i 7-të në NBA që kalon 20 mijë pikë.

Houston Rockets fituan në “Toyota Center” me rezultatin e thellë 139-109 ndaj Minnesota Timberwolves. “Double double” për Russel Westbrook, që përveçse shënoi 30 pikë, dha edhe 10 asiste.

Ndërsa Los Angeles Lakers ia dalin të fitojnë edhe pa dyshen James-Davis. Skuadra kaliforniane triufmoi 110-125 në “Chesapeake Energy Arena” ndaj Oklahoma City Thunder, duke regjistruar suksesin e tetë radhazi dhe të 32-tin në këtë sezon të NBA.

Lider i kalifornianëve rezultoi Kyle Kuzma, autor i 36 pikëve, ndërsa Rajon Rondo e mbylli takimin duke iu afruar “triple double”-it: 21 pikë, 12 “rebound” e 8 asiste.

Edhe Boston Celtics shkatërruan 140-105 në “TD Garden” New Orleans Pelicans. Paraqitje për t’u mbajtur mend nga Jayson Tatum, që shënoi plot 41 pikë, çka përbën edhe rekordin e karrierës së tij.

Ndërkohë Milwaukee Bucks, skuadra më e mirë e Lindjes, fitoi pa vështirësi në “Moda Center” të Portlandit 101-122 ndaj Trail Blazers. Spikati Antetokoumpo, MVP i sezonit të kaluar, me 32 pikë e 17 “rebound”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN