MENU
klinika

Kapiteni protagonist në Kupë

Hysaj shkakton penallti, portieri i Napolit e pret

14.01.2020 - 16:53

Muaji janar duket se është pozitiv për Elseid Hysajn, që po luan titular me skuadrën e Napolit që pas ardhjes së Gatuzos. Mbrojtësi shkodran ishte titullar edhe sot kundër Perugia-s në Kupë.

Por në limitet e pjesës së parë ka shkaktuar një penallti. Pas krosimit në zonë, Hysaj ka devijuar fillimisht me këmbë dhe më pas topi iu përplas në dorë. Një penallti krejt e pafajshme!

Iemmello për miqtë mori përsipër ekzekutimin e saj duke e humbur. Ospina i kuptoi krahun futbollistit dhe e ndali penalltinë, për të mbajtur skuadrën në avantazhin e dy golave në pjesë të parë, ku të dy golat u shënuan nga Insigne me penallti.

Në pjesën e dytë Napoli mbrojti fitoren, ndërsa Hysaj ishte pjesë e skuadrës deri në fund. Me këtë sukses, Napoli kalon në çerekfinale, aty ku pret fituesin e çiftit Lazio-Cremonese.