MENU
klinika

Historia e të “tmerrshmit” Gravesen

I theu dhëmbin Ronaldos, fitoi 116 mln $ në poker

19.01.2020 - 13:25

E mbani mend Thomas Gravesen? Me siguri që po, pasi ai ka luajtur me Real Madrid dhe futbollist i Danimarkës. Ka 10 vjet që është tërhequr nga futbolli i luajtur, në moshën 33 vjecare.

Por duket se fati i ka buzëqeshur në një lojë tjetër, atë të pokerit. Tabloidi i njohur britanik, “The Sun”, ka përditësuar të dhënat për “jetën e fshehtë” të Gravesen.

Tashmë, ai është 43 vjeç dhe shijon 116 milionë dollarët që ka fituar në “qytetin e mëkatit”, pas tërheqjes së tij nga futbolli. Gravesen luan rregullisht poker në Las Vegas.

Është publikuar se ka humbur 61 milionë dollarë dhe vazhdon marrëdhënien e tij sentimentale me Kamila Persse (deri në vitin 2008 ishte i lidhur me modelen erotike, Kira Eggers).

Kujtojmë se “danezi i tmerrshëm” ishte pjesë e Real Madridit për një vit, ku regjistroi mbi 30 paraqitje. Edhe pse periudhë e vështirë, bëmat e tij te “Los Blancos” nuk janë të vogla, qofshin edhe jashtë fushave.

Gravesen ka publikuar një libër autobiograk, ku nuk ka harruar të përmendë momentin në stërvitje, kur i ka thyer një dhëmb ish-futbollistit më të mirë në botë, brazilianit Ronaldo.

Në atë kohë, braziliani ishte sulmuesi më i mirë në glob dhe Real Madridi kishte investuar shumë në të. Danezi tregon se, pas një zënkë mes të dyve në stërvitje, ai qëlloi “Fenomenin”, duke i thyer një dhëmb. Jo më kot ka marrë nofkën “i tmerrshmi”…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga thonjtë e paprerë, te hotelet

Asnjë si Sarri, trajneri më supersticioz në botë