Ish-kreu i ALUZNIT në Durrës Flamur Gjuzi, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit, ka bërë sot homazhe nga arratia për ndarjen nga jeta e mikun e tij të ngushtë.
Flamur Gjuzi shkruan në “Facebook”-un e tij personal se u përcoll për në banesën e fundit miku e shoku i tij i ngushtë Ilir Tanko. Gjuzi nënvizon në mesazhin e tij se do të donte të ishte në varrim, por “i tillë është realiteti “.
Postimi i Flamur Gjuzit:
Zoti po merr te miret.
Mbas Gencit sot u percoll ne banesen e fundit shoku, miku vellai tjeter i imi Ilir Tanko.
Me fal qe nuk mund te te isha prane dhe te te thoja lamtumire sot , por ja qe ky eshte realiteti ne kete bote qe jetojme.
Lamtumire Ilir Ilirjan Tanko , ne zemren e te gjithe miqeve qe te deshen vertet do te jetosh pergjithmone.
Qofsh i xhenetit vella im