MENU
klinika

Nëse mungojnë elementët e sigurisë...

Kartëmonedhat e dëmtuara/ Kur nuk do të pranohen nga sportelet?

06.01.2020 - 14:11

Banka e Shqipërisë informon se të gjithë klientët duhet të paraqitet në sportelet e bankave të nivelit të dytë ku mund të bëjnë dorëzimin dhe konvertimin e kartëmonedhave të dëmtuara.

Sipas njoftimit rastet kur kartëmonedhat kanë dëmtime të lehta (shënime, njolla, vrima apo grisje të lehta), ato këmbehen direkt në sportel kundrejt vlerës nominale.

Por kur kartëmonedhave iu mungojnë pjesë apo elemente sigurie dhe bankat tregtare kanë dyshim për autenticitetin e tyre, ato nuk këmbehen direkt në sportel, por dërgohen pranë Bankës së Shqipërisë për t’u kryer ekspertiza të mëtejshme.

Në ketë rast, klienti bashkë me fondet e dëmtuara duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim për këmbimin.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kur kartëmonedhat e paraqitura për këmbim janë të njollosura me bojë, të ndotura, të përmbytura, të djegura apo të dëmtuara në mbi 50% të sipërfaqes së tyre, klienti, përveç kërkesës me shkrim, plotëson dhe një deklaratë që shpjegon burimin e dëmtimit dhe i bashkëngjit çdo dokument tjetër shtesë të lëshuar nga organet kompetente ose nga organet e pushtetit vendor ku përcaktohet burimi dhe rrethanat e dëmtimit të tyre.

Për secilin nga rastet e mësipërme, bankat e nivelit të dytë dërgojnë në Bankën e Shqipërisë kartëmonedhat e dëmtuara së bashku me kërkesën dhe dokumentet shtesë, jo më vonë se 10 ditë nga data e plotësimit të kërkesës së klientit.

Banka e Shqipërisë përcakton sasinë e kartëmonedhave apo monedhave që përmbushin kriteret për këmbim dhe kalon vlerën nominale të tyre në llogarinë e bankës tregtare. Banka tregtare e kompenson klientin qe ka dorëzuar kartëmonedhat e dëmtuara.

Banka e Shqipërisë mund të refuzojë këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave metalike të dëmtuara, në rastet kur ka dijeni ose ka arsye të mjaftueshme për të besuar se:

Kartëmonedhat dhe monedhat metalike të paraqitura për këmbim janë dëmtuar qëllimisht (janë kartëmonedha ose monedha të formuara nga bashkimi i dy ose më shumë pjesëve nga kartëmonedha ose monedha të ndryshme). Në këtë rastet, kartëmonedhat ose monedhat do të konfiskohen pa kompensim.

Kartëmonedhat dhe monedhat metalike të paraqitura për këmbim janë përfituar duke kryer një vepër penale.

Banka e Shqipërisë do t’i kualifikojë ato si të vlefshme për këmbim vetëm nëse pas verifikimit me autoritetet kompetente përcaktohet se burimi i kartëmonedhave të paraqitura është i ligjshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U shtatëfishuan në një dekadë

100 mijë karta krediti në duart e shqiptarëve