MENU
klinika

Fotografia më e qartë teknikisht

Kartolinë bardh e zi/ Historia e Xhamisë së Madhe

04.01.2020 - 16:48

Xhamia e Madhe e Durrësit ode Xhamia e Re është një xhami në Durrës, Shqipëri.

Xhamia e Re filloi ndërtimin e saj në vitin 1931 me ndihmën e popullit dhe në veçanti të tregtarëve të qytetit të Durrësit.

Ish-xhamia e madhe e Durrësit

Konstruksioni i saj ishte planifikuar me dy minare, njëra e pa përfunduar dhe e ngelur deri në bazamentin e katit të dytë, për arsye të ndërprerjes së punimeve në fund viteve 1938. Merita me e madhe i dedikohet Myftiut te Durresit deshmorit te Islamit H.H.Mustafa Varoshi.

I cili ishte ideatori dhe promotori i ndërtimit të kësaj xhamie, për më tepër ka blerë me financat e tij tapetin e xhamisë, të sjellur nga Persia. Xhamia Madhe ndodhet në lagjen nr 2 Durrës me një siperfaqe 1319 metro katrore dhe sipërfaqe trualli 1776 metro katrore.

Në vitin 1967 u shndërrua në pallatin Rinia (Pallat Kulture). Xhamia është e rikonstruktuar nga shoqatat Arabe në vitin 1994 në veçanti brenda përbrenda sipërfaqes së saj, rikonstruktuar për herë të dytë në vitin 2005 dhe është në gjendje të mirë.

Ana e jashtme e ka ruajtur origjinalitetin e konstruksionit të saj të vjetër.

/Marrë nga profili Thanas Mustaqi

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit