MENU
klinika

Oferta për mesfushorin kuqezi

Keidi Bare pranë rikthimit në elitën spanjolle

01.01.2020 - 15:56

Ethet e merkatos dimërore i ka përfshirë edhe futbollistët e Kombëtares. Një ndër ta është edhe Keidi Bare, që mund të jetë protagonist përsëri në La Liga duke filluar që nga janari.

Bare zgjodhi në vitin 2018 të largohej nga Atletiko Madrid ku luante me akademinë, për t’iu bashkuar Malagas, ku pak nga pak gjeti vend në ekipin e parë të skuadrës së njohur.

Ai tashmë është kthyer në një titullar të paprekshëm për këtë klub dhe vlerat e tij kanë rënë në pah më shumë në këtë edicion, ku ekipi ka vuajtur realisht sa herë që ai nuk ka qenë në fushë.

Përtej kësaj, edhe paraqitjet me fanellën e përfaqësueses shqiptare kanë bërë që mbi 22-vjeçarin të hedhin sytë klube të La Liga dhe sipas asaj që raporton prestigjiozja “Marca”, disa prej tyre kanë shfaqur interes konkret për shërbimet e tij.

Normalisht, Malaga nuk do të linte t’i ikte nga duart një futbollist me kaq vlerë, por klubi po kalon një krizë ekonomike dhe në mënyrë që të blejë futbollistë të tjerë në janar e të paguajë borxhe, mendohet se do të sakrifikojë Baren.

Kështu, lojtari pritet të kthehet në La Liga shumë shpejt, aty ku nuk arriti të bëhej protagonist me fanellën e Atletiko Madrid, por ku mund të kthehet si kundërshtar i skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës