MENU
klinika

Lista

Këto 10 vende dhurojnë spektakël natën e ndërrimit të viteve

01.01.2020 - 21:16

Ndërrimi i viteve pritet në mënyrën më spektakolare në të gjithë vendet e botës, pasi hidhet pas krahëve një vit me mundime dhe i hapet rrugë një vitit të ri plot me mirësi.

10 janë vëndet që kanë organizimin më të jashtëzakonshëm për ndërrimin e viteve.

1.Sidney, Australi

Sidney është qyteti i parë ndërkombëtar që përshëndet Vitin e Ri në mesnatë. Fishekzjarret nisin nga Sydney Harbour, me Opera House dhe Harbour Bridge në sfond. Ishujt pranë portit dhe parqet rreth e rrotull ofrojnë pamje spektakolare.

2. Taipei, Taivan

Mbrëmja e Vitit të Ri në Taipei, kryeqytetin e ishullit të Taivanit, është një spektakël vizual. Ndërtesa më e lartë e qytetit, “Taipei 101”, shërben si pikënisja e një shfaqjeje të paharrueshme fishekzjarresh. Gjithashtu, qyteti organizon performanca muzikore që i paraprijnë ndërrimit të viteve.

3. Bangkok

Bangkok përfshihet shpesh në listat e qyteteve me jetën e natës më mbresëlënëse. Prandaj, pjesë e ndërrimit të viteve është zhurma dhe muzika. Central World Plaza, sheshi më i madh i Bangkokut është vendi ku mblidhen të gjithë për të parë spektaklin. Të tjerë mblidhen në Asiatique, ku edhe mund të bëjnë pazar, ndërsa të tjerë në restorante si Sirocco.

4. Dubai

Burj Khalifa në Dubai është një nga qiellgërvishtësit më fantastikë në botë dhe bëhet edhe më i pabesueshëm natën e ndërrimit të viteve.

Burj Khalifa mban rekordin si ndërtesa më e lartë në botë dhe turma të tëra mblidhen nën të për të parë fishekzjarret që hidhen nga maja. Nëse doni të bëni shopping, drejtohuni Dubai Mall, një ndër më të mëdhatë në botë.

5. Moskë

Sheshi i Kuq historik në mes të Moskës është jashtëzakonisht i ftohtë, por edhe jashtëzakonisht i bukur, sidomos natën e ndërrimit të viteve.

Mund të vizitoni monumentet e varrit të liderit komunist Vladimir Lenin ose të shihni nga afër reliket e Luftës së Ftohtë nga periudha sovjetike.

6. Cape Town

Cape Town është një nga qytetet me vendndodhjen më të bukur në Afrikë dhe botë. Fishekzjarret e Vitit të Ri thjesht e bëjnë më spektakolare bukurinë e qytetit.

Nëse kërkoni një vend me ushqim të shijshëm dhe pamje nga festa, “MAReSOL” ju bën punë. Restoranti është i specializuar në kulinarinë portugeze. Nëse doni të festoni, kaloni nga Cape Point Vineyards. Porsi në Australi, edhe Cape Toën është në fillim të pranverës.

7. Londër

Londra dhe Tamizi janë gjithmonë një pamje e bukur natën e Vitit të Ri. Pamjen mund ta shihni nga Primrose Hill, Parliament Hill, Greenwich Park dhe Alexandra Palace.

Edhe udhëtimi me anije në lumë ofron pamje të mirë të fishekzjarreve. Nëse preferoni baret, rekomandohet London Skybar dhe Old Bell Tavern.

8.Rio de Janeiro

Nëse doni ta përshëndesni vitin e ri me dy milionë njerëz të tjerë në një resort të ngrohtë buzë plazhit, shkoni në Rio de Janeiro. Festa në Copacabana ka muzikë dhe fishekzjarre.

Për të festuar si vendasit, drejtohuni nga Jobi Bar, i hapur që në vitet ’50. Nëse doni pamje të fishekzjarreve dhe qytetit, do t’ju pëlqejë Vista Chinesa.

9. New York

Kudo që të jetoni, me shumë mundësi e keni parë momentin e ndërrimit të viteve në Times Square në New York. Nëse nuk doni të ngjesheni me një milionë njerëz në Times Square, mund të shkoni në Grand Army Plaza, Resorts World Cssino dhe Throgs Neck.

10. Las Vegas

Vegas është i ndriçuar gjatë gjithë vitit, por më 31 dhjetor, qyteti përcjell ndjesi të tjera. Rruga mbyllet për makinat dhe këmbësorët pushtojnë qytetin. Në mesnatë, kazinotë hedhin fishekzjarret e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN