13.01.2020 - 07:33
Një nga prodhuesit më të mëdhenj amerikanë të qumshtit kaloi nën mbrojtjen nga ligji i falimentit. Borden Dairy i ka rrënjët qysh prej vitit 1856, kur themeluesit e tij krijuan një patentë për kondensimin e qumshtit.
Biznesi u zhvillua gjatë luftës civile kur furnizonte trupat e Unionit dhe në 1936 adaptoi markën e kartonave “Elsie” për reklamë. Por së bashku me prodhuesit e tjerë të qumshtit, Borden po përballet me vështirësi në treg.
Konsumimi i qumshtit ka rënë me 40% për person qysh prej vitit 1975, pasi konsumatorët filluan të përdornin alternativa të tjera si qumshtin e sojit dhe pije të tjera. Jo të gjithë kanë qumësht në frigorifer ditët e sotme.