MENU
klinika

Reagimet e politikanëve

Konflikti SHBA-Iran/ Cilën anë mbajnë shqiptarët?

05.01.2020 - 20:00

Vrasja e gjeneralit iranian Qassem Soleimani në Irak, nga forcat amerikane, është një ngjarje e cila ka ndezur dhe njëherë tensionet midi Amerikës dhe lindjes së mesme.

Krahas piolitikanëve nga shtete të fuqishme të botës dhe liderëve të superfuqive, kanë reaguar edhe politikanët shqiptarë.

Kryeministri Edi Rama reagoi pas vrasjes në Irak të gjeneralit iranian Qasem Soleimani, bashkë me komandantin ushtarak të Irakut dhe disa ushtarakë të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale,teksa thekson se Irani ka vepruar kundër botës së lirë, Rama shprehet se Shqipëria është vendosur në mbështetje të SHBA-së.

Kreu i partisë demokratike Lulëzim Basha që në zgjedhjet e fundit presidenciale amerikane shkoi në si i ftuar në konventën e Hilari Klintonit e nxori PD-në të bënte një deklaratë mbështetëse ndaj Shba: “Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes. Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA”.

Ish kryeministri Sali berisha  bëri një reagim në facebook  e tij ku mbështeste Amerikën: “Pershendes kete akt si nje goditje te merituar ndaj rregjimit diktatorial te Ajetullahve…”.

Pas udhëheqësit Suprem të Iranit, Qasem Soleimani ishte pa dyshim figura më e fuqishme në republikën islamike.

Si kryetar i ushtrisë së tij, jashtë vendit e njohur si Forca e Kudsit, Soleimani ishte “truri” pas aktiviteteve të vendit në të gjithë Lindjen e Mesme dhe ministri i tij i jashtëm i vërtetë kur bëhej fjalë për çështje të luftës dhe paqes.

Ai u konsiderua gjerësisht një arkitekt i luftës së Presidentit sirian Bashar al-Asad kundër rebelëve në Siri, ngritja e paramilitarëve pro-iranianë në Irak, lufta kundër grupit të Shtetit Islamik dhe shumë betejave më gjerë.