MENU
klinika

Postimi i ministrit të Jashtëm

Kryeson OSBE-në/ Ukrahina uron Shqipërinë

02.01.2020 - 18:27

Shqipëria do të kryesojë për një vit OSBE-në.

Kjo organizatë i ka kushtuar një vëmendje të madhe konfliktit në lindje të Ukrahinës.

Ministri i Jashtëm i Ukrahinës, Vadym Prystaiko në një deklaratë  ka përgëzuar Gent Cakajn për marrjen e përgjegjësive të kryesisë së OSBE-së në vitin 2020.

“Unë e përgëzoj Gent Cakaj për marrjen e përgjegjësive të kryesisë së OSBE-së në vitin 2020. Ne e mirëpresim kryesinë e Shqipërisë pasi OSBE-ja luan një rol kritik dhe të rëndësishëm për të sjellë paqen në Ukrainë”, është shprehur Prystaiko.

Parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, me fokus të veçantë krizën në Ukrainë është një nga prioritetet e Presidencës shqiptare të OSBE.

Në lindje të Ukrahinës, separatistët rusë vazhdojnë të sfidojnë autoritetin e Kjevit, duke kërkuar pavarësi ose bashkim me Rusinë.

Nga 1 janari 2020, Shqipëria kryeson Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), në një kohë kur edhe vetë është në krizë.

Organizata e ka selinë në Vjenë, ndërsa pjesë e saj organizate janë 57 vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë.