MENU
klinika

Risjell fjalët e Noel Malcolm

Kurti: Rugova ishte shqiptar i urtë që e donte popullin e vet

21.01.2020 - 13:03

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar 14 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Lideri i LV-së, ka deklaruar se Rugova ka qenë intelektual e humanist, që i ka evituar konfliktet e të cilin e ka vlerësuar si shqiptar të urtë që e donë popullin e tij.

Kurti ka kujtuar edhe atë që historiani britanik Noel Malcolm ka deklaruar për Ibrahim Rugovën.

“Historiani britanik Noel Malcolm ka theksuar se Presidenti Ibrahim Rugova, në njërën anë, i ka bashkuar shqiptarët e Kosovës kundër Serbisë, ndërkaq, në anën tjetër, e ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës. Ai është kujdesur për popullin e Kosovës, por jo vetëm.

Në vijim janë katër ekstrakte nga katër intervista të tij, njëra për shtypin gjerman (1992), tjetra për atë francez (1994), e treta (1991) dhe e katërta (1992) për ato të Kosovës”- shton ai.

Lideri i LV-së e ka publikuar edhe një intervistë të Rugovës dhënë në vitin 1992.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Sa ishte gjallë na mësoi se me miqtë…”

Osmani kujton Rugovën: Të mësojmë prej urtësisë së tij