Lidhja Demokratike e Kosoëvs ka pranuar se ka marrë ofertë të re mbrëmë nga kreu i LV-së, Albin Kurti, raporton Gazeta Express.
Në një komunikatë nisur për media nga LDK-ja kanë bërë të ditur se dje nga LV-ja kanë marrë një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit, që ndodhi në javën e kaluar.
Megjithatë, thuhet se ka pasur disa ndryshime të vogla. Për të njëjtat do të shqyrtohen në ditët në vijim.
“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, ka bërë të ditur zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
Sot ndërkaq në media është duke qarkulluar një ofertë e re që po thuhet se Albin Kurti i ka bërë Isa Mustafës.
Sipas këtyre lajmeve, thuhet se Kurti i ka ofruar Mustafës shtimin e numrit të ministrive.